Jahjaga i reagon Krasniqit, poston foto në krye të odës dhe në krye të shtetit

19:28 | 14 Prill 2021
Arditë Shkodra

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar me dy fotografi në faqen e saj në Facebook, pas deklaratave të hoxhës Shefqet Krasniqi.

Krasniqi kishte bërë një deklaratë fyese e diskriminuese ndaj grave duke thënë: Gratë e kanë vendin në kuzhinë e burrat në oda, shkruan arbresh.info

Në dy fotografitë e postuara, Jahjaga shihet në një odë, e në tjetrën fotografi kur ajo ishte Presidente.

“Në krye të odës edhe në krye të shtetit”, ka shkruar Jahjaga./arbresh.info/

Në krye të odës edhe në krye të shtetit.

Posted by Atifete Jahjaga on Wednesday, April 14, 2021

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme