Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit të saj në Madrid, e ka takuar ish-kryeministrin spanjoll, Jose Luis Rodríguez Zapatero.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se me Zapateron, se kanë biseduar edhe për “domosodoshmërinë e integrimit të Kosovës dhe mbarë rajonit në strukturat Euro Atlantike”, shkruan Arbresh.info.
“Biseduam për zhvillimin e Kosovës përgjatë 20 viteve të fundit, si dhe për nevojën dhe domosodoshmërinë e integrimit të Kosovës dhe mbarë rajonit në strukturat Euro Atlantike. Gjithashtu, si një feminist i vërtetë biseduam edhe për pozitën e gruas në shoqëritë tona”, tha Jahjaga.
Ajo theksoi po ashtu e ka falënderuar ish-kryeministrin spanjoll, për shërbimin e trupave spanjoll brenda KFOR-it në Kosovë për ruajten e paqes dhe sigurisë në vend./Arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi