Jabllanoviq u kërkon serbëve të veriut të Kosovës të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë

19:33 | 4 Prill 2024
E.H

Politikani serb, Aleksandar Jabllanoviq u ka bërë thirrje thirrje qytetarëve në veri të Kosovës që të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë.

Nëpërmjet një postimin në Facebook, Partia e Serbeve te Kosoves u ka bërë thirrje mos të japin asnjë te dhënë ekipeve, të shmangin dhe të injorojnë plotësisht të gjitha veprimet qe lidhen me regjistrimin e popullsisë,

Ata vlerësojnë se ky nuk është një regjistrim i popullsisë, por dëshira e kryeministrit Albin Kurti për të kuptuar se sa serb ka arritur të dëbojë që nga viti 2021.

“Bojkotoni regjistrimin e ardhshëm, mos u jepni asnjë të dhënë ekipeve të regjistrimit, shmangni dhe injoroni plotësisht të gjitha veprimet që lidhen me regjistrimin e popullsisë. Ky nuk është një regjistrim i popullsisë, kjo është dëshira e Albin Kurtit për të kontrolluar suksesin e politikës së tij represive ndaj serbëve dhe për të parë në numra se sa serb ka arritur të dëbojë që nga viti 2021.”, thuhet në thirrjen e partisë së Jabllanoviqit.

Po ashtu kjo parti ka folur edhe për tarifat e energjisë elektrike në veri të Kosovës.

Ata kanë kërkuar rishikim të faturave.

Nesër, më 5 prill në Kosovë do të nisë regjistrimi i popullsisë dhe ekonomive familjare.

Regjistrimi i popullsisë parashihet të përfundojë pas më shumë se një muaji, konkretisht më 17 maj.

Në regjistrimin e fundit në Kosovë i cili është bërë para 11 vjetëve ka dalë se Kosova kishte 1.7 milionë banorë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme