Kandidati i Partisë së Serbëve të Kosovës (PKS), Aleksandër Jabllanoviq ka hequr dorë nga gara për kryetar të Komunës së Leposaviqit, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.
Kështu ka njoftuar vet Jabllanoviq përmes një konference për media, shkruan Arbresh.info.
Arsyeja e dorëheqjes sipas Jabllanoviq janë kushtet jo të mira dhe mosinteresimi nga Institucionet e Kosovës.
Ai shtoi se nuk kanë pasur presion nga askush për të ardhur deri te ky vendim.
“Nuk ka kushte për të mbajtur zgjedhje, nuk ka interes dhe gadishmëri nga Institucionet e Kosovës. Kurrë nuk ka ardhur kryeministri, apo s’ka pasur interes për të parë se cila është situata, as nga ambasadat e shteteve që janë në Prishtinë, nuk ka pasur vizita. Ne nuk themi që nuk do të marrim pjesë në zgjedhje, por në këto jo. Pa presion nga askush po e marrim këtë vendim, as nga Qeveria e Serbisë, zyra për Kosovë, apo dikush tjetër. Nuk mund t’i thërrasim qytetarët për të votuar kur nuk ka kushte”, ka deklaruar Jabllanoviq.
“Ne nuk do ta marrim pushtetin nga Lista Serbe me polici apo dhunë, ne e marrim dhe dëshirojmë me zgjedhje të lira dhe pa situatë të tillë që është aktualisht. Nuk mundemi që në zgjedhjet e kaluara të keni mbi 2 mijë vëzhgues e pastaj më pak. Më shumë problemet janë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sepse ata nuk po e dinë se si të organizojnë. Ne asnjë herë nuk kemi qenë të ftuar nga KQZ për të na pyetur apo treguar për situatën dhe problemet që janë këtu”, shtoi Jabllanoviq./Arbresh.info/
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...