Marrëdhëniet e serbëve të Kosovës me Beogradin zyrtar po zbehen çdo herë e më shumë.
Kështu vlerëson lideri i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, në një intervistë për arbresh.info.
“Beogradi është i gabuar dhe atë gabimin e vetë e ka treguar atëherë kur me 4 qershor mua më kanë karakterizuar si barbar, përdhunues, si vrasës potencial, si njeriu i cili e ka ngritë pistoletën në Leposaviq duke kërcënuar serbët.”
Në këtë intervistë, ai ka dhënë detaje të përdorimit apo jo të pistoletës siç u bë bujë e madhe në medie.
“E vërteta ka qenë ndrysh edhe e vërteta gjithmonë ka mundësi të dalë në publik. Unë atë ditë as nuk e kam përdor revolen dhe kurrë në jetë nuk e kam përdor armën, incidenti ka ndodhur kur njerëzit /aktivistët e Listës Serbe të trimëruar nga deklaratat e mëparshme të Beogradit se në Kosovë duhet t’i qëroj hesapet me të gjithë serbët, të cilët nuk mendojnë ashtu siç mendon Beogradi zyrtar.”
Për Jabllanoviqin kjo nuk është e pranueshme duke thënë se është në vendin e tij, duke shtuar se realiteti aktual në hapësirat e Kosovës mund të mos i pëlqej, por është realitet që serbët e Kosovës po e jetojnë, shkruan arbresh.info.
“Pra, sot ju mund të jeni njeriu zyrtar, njeriu i Beogradit, njeriu i Serbisë, kurse nesër nëse nuk pajtoheni me politikën e cila vjen nga Beogradi, ju jeni automatikisht njeriu i perëndimit, njeriu i Amerikës, ose njeriu i shqiptarëve.”
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...