Pas incidenteve në veri të vendit në mes të mbështetësve të partive politike serbe Kryetari i Parisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq tha se Lista Serbe e cila po mbështetet nga Beogradi është një listë kriminale.
Në një intervistë për televizionin publik, Jabllanoviq theksoi se kundërshtarët e tij nga komuniteti serb në Kosovë dhe Beogradi zyrtar po e sulmojnë atë dhe njerëzit e tij padrejtësisht.
“Në brendi të Listës serbe ekziston një strukturë kriminale e cila është e bërë nga njerëzit të cilët ikin prej ligjit në Serbi dhe fshihen në veri të Kosovës. Ata më nuk fshehën por shumë lirshëm shëtitën rrugëve, janë hy në biznes kriminal dhe në politikë”, tha Jabllanoviq.
“Tani kemi ardhë në një situatë kur institucionet e Republikës së Serbisë na kërcënohen neve. Pse ndodh kjo, sepse ne kemi qëndrime të ndryshme nga ato institucione”, tha ai.
“Mendoj se për ne serbët në Kosovë problemi më i madh është Lista Serbe dhe mendoj se do ta zgjidhim këtë problem më 11 qershor”, tha Jabllanoviq.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin