Google ADS

Jabllanoviq i sigurt se nesër KQZ do t’i regjistrojë partinë?!

22:24 | 14 Maj 2017
Arbresh.info

Aleksandar Jabllanoviq do të jetë kandidat i zgjedhjeve nacionale të 11 qershorit në Kosovë.

Jabllanoviq i cili ishte pjesë e qeverisjes së Qeverisë së rrëzuar Mustafa, siç merr vesh Indeksonline nga burime të afërta, tashmë ka deklaruar se është i sigurt që KQZ do t’i pranojë nesër regjistrimin e partisë së tij me emërim të ri.

Siç bëhet e ditur nga ky këto burime partia e Jabllanoviqit do të quhet ‘Lëvizja e Serbëve të Kosovës’.

Ndryshe në njoftimin e sotëm të Komisionit Qendror Zgjedhor dërguar medieve është theksuar se njëra ndër pikat e rendit të ditës për mbledhjen e nesërme është edhe shqyrtimi i rekomandimit të Zyrës për iniciativën politike ‘PKS’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme