Google ADS

Jabllanoviq i bindet KQZ-së – Ndryshon emrin dhe llogon e partisë së tij

18:59 | 14 Maj 2017
Arbresh.info

Vetëm dy ditë pasi që KQZ-ja e ktheu pas Aleksandër Jabllanoviqin duke mos ia regjistruar partinë e tij, ai i është bindur dy kërkesave të këtij institucioni.

Gazeta Monitor merr vesh nga burime të afërta me KQZ-në se Jabllanoviq ka ndryshuar skajshmërisht emrin e partisë së tij dhe llogon.

Në propozimin e ri Jabllanoviq ka emërtuar partinë e tij Partia e Serbëve të Kosovës (Partija Kosovskih Srba – PKS).

Ndërkaq për llogo të partisë ai ka propozuar një llogo krejtësisht tjetër nga e para.

KQZ-ja ka paralajmëruar se të hënën në orën 9 e 30 do të mbajë mbledhje. Njëra nga pikat e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i rekomandimit të Zyrës për Parti për iniciativen politike PKS.

Gazeta ka kontaktuar Zëdhënësin e KQZ-së, Valmir Elezi për ta pyetur për këtë. Ai ka thënë shkurt se nesër KQZ-ja do të ketë mbledhje. Mbetet të shihet se si do të vendos Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

18492667_1771654439516700_387432433_n-640x351-1

Llogo e re:

18492760_1771656496183161_711318222_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme