Në veri të Mitrovicës janë vendosur pllakate me fotografi të deputetit serb Sllobodan Petroviq dhe ish ministrit në Qeverinë e Kosovës Aleksandar Jabllanoviq, të cilët shihen me plis në kokë.
Përveç këtyre dyve në pllakate është vendosur edhe fotografia provokative e ish-ministres së Pushtetit Lokal Mirjana Jevtiq e cila vetëm pak ditë qëndroi në këtë post pasi që iu kërkua dorëheqja nga ana e përfaqësuesve të Listës Serbe.
Në këto pllakate në gjuhën serbe dhe alfabetin cirilik shkruan “Ata janë turpi i popullit serb”, “Mustafa është kryeministri im, jo Vuçiq”, “Ka votuar për Kosovën e pavarur”, dhe “I ka premtuar Mustafës se do ta votojë ushtrinë e Kosovës”.
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se këto pllakate janë vendosur gjatë natës mes të dielës dhe të hënës nga anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në veri.
Sipas këtyre burimeve, kjo ka ndodhë si rrjedhojë e takimit të fundit të Listës Serbe, e cila u zhvillua me përplasje e tensione mes anëtarëve të kësaj Liste, për shkak se Petroviq nuk ishte ftuar fare në këtë takim, si dhe çështjes nëse Aleksandar Jabllanoviq ose Sllavko Simiq duhen të jenë në krye të Listës serbe.
Ditë më parë është raportuar se ish ministri në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jablanoviq, do të marr detyrën e shefit të Listës serbe në Kuvendin e Kosovës, në vend të Sllavko Simiq, i cili aktualisht mban këtë pozitë.
Jabllanoviq kthehet në këtë detyrë të cilën e la pezull për sa kohë ishte në detyrën e sekretarit të shtetit në Ministrinë e Punës të Republikës së Serbisë.
Ndryshe, Aleksandar Jabllanoviq ka qenë edhe ministër në Qeverinë e Kosovës për Kthim dhe Komunitete, por u shkarkua nga kryeministri Isa Mustafa, pas nxitjes së reagimeve përmes një deklarate fyese duke i quajtur ‘egërsira” nënat gjakovare të cilat dolën për të protestuar kundër një vizitë të pelegrinëve serbë në kishën ortodokse të qytetit në vitin 2015.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...