Jablanoviq: Lista Serbe me deklaratën e Zlatan Elek pranoi se nuk ka më “fuqi” për të vjedhur zgjedhjet dhe shantazhuar votuesit serbë

21:59 | 7 Prill 2024
E.G

Lista Serbe sot njoftoi se nuk do të marrë pjesë në një votim për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, i cili është caktuar për 21 prill.

Lidhur me këtë ka reaguar Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jablanoviq i cili tha se Lista Serbe përjetoi disfatën dhe fundin e saj të plotë politik, shkruan Arbresh.info.

“Sot nga goja e kryetarit të Listës Serbe, z.Elek, dëgjuam atë që e dimë prej kohësh, se Lista Serbe përjetoi disfatën dhe fundin e saj të plotë politik. Edhe pse kjo njohje vjen me vonesë, ajo ndryshon shumë. Ky pranim konfirmon se serbët nuk i besojnë Listës Serbe dhe se Lista Serbe nuk ka pasur asnjëherë mbështetje 99%, por ishte gënjeshtra më brutale që kjo parti e përhapi përmes mediave të saj dhe se e besoi edhe vetë.”, ka shkruar ai.

“Edhe serbët treguan dhe dhanë sinjale të qarta se nuk i pranojnë lojërat politike të Kurtit si peticioni dhe referendumi, të cilin Lista Serbe e pranoi dhe mori pjesë.”, shtoi Jablanoviq.

Më tutje, ai shtoi se Lista Serbe me deklaratën e  Zlatan Elek pranon se nuk ka më “fuqi” për të vjedhur zgjedhjet dhe shantazhuar votuesit serbë.

“Tashmë është plotësisht e qartë se Kurti do të duhet të vazhdojë i vetëm lojërat e tij politike, pasi partneri i tij politik dhe i koalicionit në dy qeveritë e Kurtit, sot duke u bërë thirrje serbëve të bojkotojnë referendumin, në fakt e shpalli “vdekjen” e tij politike. “dhe largimi i Listës Serbe në “hapësirën” politike”.”, përfundoi kreu i Partisë së Serbëve të Kosovës./Arbresh.info/

LEXO EDHE:  

Lista Serbe kundër daljes në votime për largimin e kryetarëve në veri

Të ngjashme