Ish-anëtari i Listës Serbe, thotë se Asociacioni nuk duhet të përdoret si një zhvatje qoftë nga ana e Serbisë, apo nga ana e Prishtinës.
“Po, gjithsesi që duhet të formohet si një Asociacion, por Asociacioni të mos përdoret si një zhvatje nga ana e Serbisë, apo nga ana e Prishtinës, nuk mundet të ju sjellë asgjë serbëve diçka të mirë. Asociacioni mund të bëhet e formuar sikur kompromis politik ndërmjet shqiptarëve në Prishtinë, që e kontrollojnë qeverinë, serbëve të cilët e kontrollojnë qeverinë në Beograd, në interes të qytetarëve që jetojnë në komunat ku do të duhej të formohej Asociacioni. Nëse e formojmë Asociacionin që do të ishte një pikë e thatë në një periudhë në të ardhmen ajo është një gabim, ajo duhet të jetë një pikë e re që do të çonte në normalizim të jetesës ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, shprehet Jablanoviç për “Arbresh.info”.
Ai ka treguar nëse ka marr ndonjë propozim nga Qeveria Kurti për tu bërë pjesë qoftë e qeverisjes qendrore, qoftë asaj lokale.
“Jo, me Qeverinë e kryeministrit zotëri Albin Kurtit, nuk kemi absolut asnjë komunikim. Në anën tjetër, nuk e di se kush janë ata serbë të cilët kanë komunikim me këtë qeveri. Kam dëgjuar që janë disa organizata jo qeveritare pak a shumë janë të vendosura në letër ndërsa në terren janë të pa dukshëm. Kjo është e vërtetë se këta janë ata serbë të cilët bëjnë ndonjë marrëveshje, e kush i bënë unë këtë seriozisht nuk e di. Por, ne si Parti e Serbëve të Kosovës, me institucionet në Prishtinë, me Qeverinë konkretisht nuk kemi komunikim apo bashkëpunim”, pohon ai.
Lexo edhe:
I pyetur nëse do pranonte ndonjë ofertë nga kryeministri Kurti, Jablanovic, thotë se partia e tij po lufton që të bëhet pjesë e Parlamentit të Kosovës, për të qenë pjesë e qeverisjes së ardhshme.
“Po shiheni, për të hy në qeveri do të ishte një gabim, aty duhet të jenë ata serbë të cilët përfaqësues edhe në parlament. Të cilët kanë edhe shumicën në Kuvend, ose që janë ekspertë të ndonjë teme, atëherë kryeministri mund t’i merr si ekspertë për ndonjë temë që në këtë moment mund ta ndihmojë qeverinë që do të mund ta gjenin ndonjë zgjidhje të mirë për serbët në Kosovë dhe qytetarët e tjerë që jetojnë. Ne po luftojmë që të hyjmë në parlament si parti parlamentare për të qenë pjesë e qeverisë së ardhshme, përderisa janë kushtet e mundshme”, thotë Jablanoviç.
Ai fol edhe për mundësinë e qeverisjes në komuna, ku Lista Serbe ka dhënë dorëheqje.
“Tash është një opsion i dytë në veri të Kosovës, e ajo është se atje nuk funksionon qeverisja në Komuna. Atje kanë mbetur pa qeverisje shkaku që Lista Serbe i ka lënë komplet të pa funksionalizuara institucionet lokale atje, do të thotë që nuk mund të merret asnjë dokument, asnjë letër i cili do t’i duhet e që duhet t’ua japë komuna. Ju si qytetarë keni plotë të drejtë për të kërkuar për cilëndo të drejtë të tuajën që keni nevojë, por kjo është e pamundur të realizohet në ato komuna. Shpresoj se disa veprime të ardhshme mund të shkojnë në këtë drejtim, dhe mund të bisedojmë nëse marrim ndonjë thirrje nga Qeveria e Kosovës për punët e qeverisjes lokale në veri që ne të shkojmë. Ne për ato jemi të gatshëm për bashkëpunim, por për momentin nuk kemi ftesë”, shprehet ai.
Sipas tij me Albin Kurtin kryeministër të Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq president të Serbisë, nuk mund të arrihet ndonjë marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.
Ai tregon edhe arsyen se pse nuk do mund të ndodhte një marrëveshje fianle mes Kosovës dhe Serbisë me këtë dy liderë në krye.
“Po mendoj se nëse e kemi parasysh rrugën e zhvillimit politik të Albin Kurtit dhe të Aleksandar Vuçiçit, mendoj që deri sa ata janë pushtet në Beograd dhe Prishtinë, dialogu mundet vetëm ndonjë fuqi ta mbajë atë ose që ta vazhdojë dialogun, por për të gjetur një marrëveshje dhe zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme në këtë situatë, sipas mendimit tim kjo nuk është e mundur. E mbaj ende këtë mendim, sepse serbët e Kosovës, nuk marrin pjesë në këtë dialog, edhe pse ai dialog në radhë të parë bëhet për serbët e Kosovës. Ne nuk ishim pjesëmarrës në dialogun në Bruksel, as si përfaqësues të delegacionin të Prishtinës, dhe as në delegacionin e Beogradit, ndërsa për ne po bisedohet”, pohon Jablanoviç.
Sipas tij, liderët si në Prishtinë, po ashtu në Beograd janë mbyllur në një lloj pozicioni, në një lloj llogore të vetat dhe nuk po munden ta gjejnë ndonjë hapësirë për marrëveshje në këto momente./Arbresh.info/ Pleurat Salihu/
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...