Nuk do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e 18 marsit në Ohër.
Kështu thotë kryetari i Partisë Serbe të Kosovës, Aleksandar Jablanoviç.
Në një intervistë të shkurtër për “Arbresh.info”, Jablanoviç thotë se mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë marrëveshje deri më 23 prill.
Sipas tij, ajo që u pa në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, ishte rezultat i presionit të Bashkimit Evropian nga të dyja palët.
“Unë mendoj se marrëveshja nuk do të nënshkruhet deri më 23 prill, sepse afati është shumë i shkurtër dhe ne mund të shohim vetë nga rrëfimi se diçka më shumë se ajo që po bëjnë nuk ka, ata më shumë po japin tension, pra të dyja palët në delegacion si të Beogradit dhe Prishtinës, janë larg njëri-tjetrit. Po, ajo që pamë në Bruksel më 27 shkurt është rezultat i presionit të Bashkimit Evropian për të normalizuar situatën këtu në terren ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Por, mendoj se po japin një pritshmëri më joreale, ku sinjalet nga prapa fushës thonë se mund të vijë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, shprehet Jablanoviç.
Por, sipas kreut të Partisë Serbe të Kosovës, kujt do t’i konvenonte zvarritja e nënshkrimit të kësaj marrëveshje.
“Mendoj se është në interes të zotit Vuçiç dhe Albin Kurtit, të shtyhet nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, sepse nuk mund të them se marrëveshja është e mirë, apo e keqe për serbët apo shqiptarët, pasi ne ende nuk i dimë aspektet e detajuara të marrëveshjes. Por, marrëveshja e paraqitur nga njëmbëdhjetë pikat bie ndesh drejtpërdrejt me parimet dhe idetë politike që po përfaqësohen nga Vuçiç dhe Kurti”, thotë ai për “Arbresh.info”.
Sipas Jablanoviç, nëse Kurti e Vuçiç do ta pranonin atë marrëveshje, do të ishin drejtpërdrejt kundër asaj që kanë bërë dhe thonë politikisht për më shumë se 10 vjet.
“Mendoj se është në interesin e të dyve që të bëjnë një zvarritje për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, për t’u larguar sa më shumë prej saj”, shton ai.
Jablanoviç: Në veri nuk ka pasur zgjedhje të lira dhe demokratike asnjëherë
Kreu i Partisë Serbe të Kosovës thotë se në veri nuk ka pasur asnjëherë zgjedhje të lira dhe demokratike.
Po ashtu, ai, shprehet pesimist që në zgjedhjet e 23 prillit të mund të mbahen zgjedhje të lira dhe demokratike.
“Jo, në veri të Kosovës, nuk kemi pasur asnjëherë zgjedhje krejtësisht të lira dhe demokratike, mund ta them lirisht. Por, është një pikëpyetje e madhe, nëse do të ketë zgjedhje të përgjithshme më 23 prill, sepse institucionet nga Prishtina, e kam parasysh Komisionin Qendror Zgjedhor, nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim që zgjedhjet të jenë të drejta. E pamë që akti i fundit i vitit të kaluar ishte shtyrja e zgjedhjeve, por edhe kësaj radhe, përveç disa punëve formale të bëra me ligj, nuk ka asnjë veprim konkret në terren për të bërë përgatitje cilësore për zgjedhje të lira dhe demokratike në atë pjesë”, shprehet Jablanoviç për “Arbresh.info”.
Ai thotë se partia e tij do marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit në zgjedhjet komunale në komunat me shumicë serbe.
“Puna jonë është që ne duhet të marrim pjesë në këto zgjedhje, ne jemi regjistruar në ato zgjedhje në dhjetor 2022. Por, pluralizmi politik në mesin e serbëve në Kosovë është vrarë, dhe atë pluralizëm e vrau Lista Serbe me dhunën e saj, për të thënë më së paku të dhunshme, në veri të Kosovës nuk ka sistem tjetër politik.
Por, a do bënte Jablanoviç koalicion me partitë tjera serbe, në mënyrë që ta mposhtë Listën Serbe në këto zgjedhje.
“Nuk ka sistem tjetër, sidomos me atë me të cilin mund të punojmë, sepse disa lëvizje politike dhe parti që ekzistojnë në terren nuk duan të kenë sukses në zgjedhjet të sistemit të Kosovës, ata nuk e pranojnë atë sistem dhe nuk duan të kandidojnë për poste të përgjithshme. Pra, ajo nuk na la zgjidhje me kë mund të shkonim në një lloj koalicioni kundër Listës Serbe, por duke parë mjedisin që po ndodh në muajt e fundit dhe keqardhjen në popull. Ajo është e drejtuar absolutisht kundër Lista Srbska. Shpresojmë se do të kemi fat dhe sukses në ato zgjedhje dhe ta shohim në sa institucione do të arrijnë t’i mbajmë zgjedhjet.
Jablanoviç ka komentuar edhe mospjesëmarrjen e deputetëve të listës serbe në Kuvendin e Kosovës, që prej betimit të tyre.
Sipas tij, për shkak të politikës së keqe të Listës Serbe, shumë serbëve po u pamundësohet pjesëmarrja në një institucion kaq të rëndësishëm në vend, siç është Parlamenti.
“Mendoj se është shumë e dëmshme për ne serbët në Kosovë, derisa të kemi në një institucion kaq të rëndësishëm, siç është Parlamenti, njerëz që nuk duan të merren me ata për të cilën zgjidhen, kanë mashtruar qytetarët në zgjedhjet e fundit parlamentare, kanë marrë votat e tyre. Në atë mënyrë i dhanë mandatin e radhës populli serb i Kosovës. Por për shkak të politikës së tyre neve na e bëjnë të pamundur të jemi në Parlament”, thotë ai.
Ai, e sheh si vendim të gabuar dhe hipokrit vendimin e deputetëve të Listës Serbe për mospjesëmarrje në seancat parlamentare në Kuvendin e Kosovës që nga betimi i tyre.
“Unë mendoj se është një vendim krejtësisht i gabuar dhe mendoj se është hipokrite që të rregullojnë diçka ata që asgjë nuk kanë dhënë, ata e shpikën një plan sepse nuk duan të luftojnë për njerëzit që i votuan. Mendoj se vendimi për të mos marrë pjesë në punët e një institucioni kaq të rëndësishëm e dëmton thellë shpirtin e serbëve”, shprehet Jablanoviç.
Ndryshe, ish-anëtari i Listës Serbe, tashmë kryetar i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç, ishte ministër për kthim dhe komunitete në Qeverinë e Kosovës në kohën kur kryeministër ishte Isa Mustafa./Arbresh.info/Pleurat Salihu/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist