Sot (e martë) rreth orës 15:00, ka ndodhur një vjedhje. Klientja e një Salloni Bukurie në Prishtinë, ka vjedhur një çantë e cila posedonte të holla ne shumë prej 150 euro, katër kartela bankare, patentë shofer dhe letërnjoftimin.
Rastin e ka bërë të ditur për arbresh.info, pronari i sallonit “Prestige” që gjendet prapa Teatrit Kombëtar të kryeqytetit.
Ai ka thënë se në kamerat e sallonit është parë një femër duke kryer vjedhjen dhe se rasti është lajmëruar në polici.
“Sot rreth orës 15:12 ka ndodhur një vjedhje e kuletës se klientit tonë. Por fatmirësisht në kamerat tona është parë se kush e ka vjedhur ne mënyrë shumë të qartë, ka thënë Bekim Humolli.
Ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.
Arbresh.info ka tentuar të marrë në prononcim edhe Policin e Kosovës, por këta të fundit nuk janë përgjigjur.
Arbresh.info ka siguruar videon ekskluzive të momentit të vjedhjes:
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë