Krahasuar me vitin 2014, në zgjedhjet parlamentare, Hajredin Kuçi kishte fituar vetëm në komunën e Pejës 12 mijë e 990 vota, derisa këtë vit, në zgjedhjet parlamentare të 2017’ës po ky i njëjti mori dukshëm më pak vota.
Sipas dokumentit të siguruar nga Express, shihet qartë se Hajredin Kuçi në vendlindjen e tij në Pejë, u votua shumë më pak se në zgjedhjet e kaluara.
Në vitin 2014, Kuçi mori gjithsej 12 mijë e 990 vota nga vendlindja e tij, derisa në zgjedhjet e 11 qershorit 2017, Peja zhgënjeu Hajredin Kuçin duke i dhënë vetëm 893 vota.
Sipas dokumentit, kandidati më i votuar në Pejë del të jetë Kadri Veseli me gjithsej 3 mijë 345 vota.
Kandidati më i votuar në Pejë në këto zgjedhje të fundit, pas Kadri Veselit është Xhavit Haliti me gjithsej 2 mijë e 934 vota.
Në zgjedhjet e kaluara, kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës kishte marrë 222 mijë vota në gjithë territorin e Kosovës, si parti e vetme që kishte hyrë në garë.
Ndërsa në zgjedhjet e 11 qershorit PDK bashkë me AAK-në dhe NISMA-në kanë fituar deri më tani 14 mijë e 602 vota, apo përqindje 36,52.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...