Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka monitoruar monitoroi procesin e votimit nëpër burgje.
Ekipet e QKRMT të përbërë nga 8 vëzhgues të akredituar, më 11 qershor kanë vëzhguar procesin e votimit në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2017, në vendet ku mbahen personat e privuar nga liria si institucionet korrektuese dhe qendra të shëndetit mendor: Qendra Korrektuese (QK) në Dubravë, Qendra Korrektuese (QK) në Smrekonicë, Burgun e Sigurisë së Lartë (BSL) në Gërdoc dhe QIRSPK në Shtime.
Parregullsitë e evidentuara nga ekipet monitoruese të QKRMT-së:
Votimi pa dokument identifikimi në QK Dubravë, ku 150 votues kanë votuar pa prezantuar asnjë dokument identifikimi, ashtu sipas parashihet me rregullat zgjedhore.
Votimi pa qenë në listën e votuesve. Në Dubravë 2 votues kanë votuar pa qenë fare në listën e votuesve; Mungesa e shenjave dhe posterëve informues në të gjitha institucionet e monitoruara; Mungesa e katalogut të kandidatëve në QK Smrekonicë, BSL, QIRSKP. Për mungesën e të cilave ka pasur shumë ankesa nga votuesit të cilët nuk kanë pasur mundësi që të informohen paraprakisht me listat e kandidatëve; Mungesa e formularëve për ankesa në PZAP;, Mungesa e trajnimeve specifike për votimin në institucione të veçanta. Anëtarët e Ekipit të Votimit në institucione, nuk kanë qenë të përgatitur në nivelin e duhur për procesin e votimit në këto institucione. Stafi i institucionit ku është mbajtur votimi është dashur t’i ndihmojë në rregullimin e vendvotimit dhe bartjen e materialeve; Gjatë gjithë procesit të votimit njëri nga anëtarët e EVI dhe njëri nga oficerët e QK Smrekonicë, kanë pirë duhan brenda vendvotimit; Nj ëri nga anëtarët e EVI në QK Smrekonicë vazhdimisht iu është drejtuar votuesve me fjalë paragjykuese, nëse ata kanë kërkuar informacion ose udhëzime rreth votimit; Nga 3 vendvotimet në QK Dubravë, vetëm njëri prej tyre gjatë tërë kohës ka përdorë sprejin dhe llampën UV për identifimin e votuesve. EVI-të tjera në QK Dubravë janë arsyetuar se ky është institucion specific dhe nuk është e nevojshme të përdoren këto pajisje; Gjithashtu në QIRSKP nuk është përdorë çdo herë spreji dhe llampa UV për identifikimin e votuesve.
Procesi i votimit në institucionet e monitoruara:
1. Monitorimi në QK Dubravë
– Numri i të burgosurve në institucion: mbi 1000
– Numri i të burgosurve në listën e votuesve (me të drejtë vote): 730
– Numri i atyre që kanë votuar më 11 qershor 2017: 536
Në QK në Dubravë votimi i personave të dënuar dhe të paraburgosur ka filluar ne orën 10:20 dhe ka përfunduar në orën 20:45. Qendra e Votimit në QK në Dubravë është përbërë fillimisht nga dy Vendvotime me nga tre anëtarë secili Vendvotim të caktuar nga KKZ në Istog, ndërsa me vonë është hapur edhe një vendvotim. Në bazë të evidencës së EVI-ve deri në përfundim të procesit të votimit në orën 20:45 në QK në Dubravë kanë votuar 536 votues nga lista prej 730 personave të dënuar me të drejtë vote.
2. Monitorimi në QK në Smrekonicë
– Numri i të burgosurve në institucion: 107
– Numri i të burgosurve në listën e votuesve (me të drejtë vote): 97
– Numri i atyre që kanë votuar më 11 qershor 2017: 81
Ekipi i Votimit në Institucion (EVI) ka arritur në ora 9:40, ndërsa pas përgatitjes së vendvotimit, votimi ka filluar në ora 10:10 dhe ka përfunduar në ora 13:25.
Në QK Smrekonicë nga 107 të dënuar sa ishin në këtë institucion, 97 ishin në listën e votimit, pra me të drejtë vote, prej të cilëve kanë votuar 81 të burgosur. Të burgosuri e tjerë që nuk kanë votuar, këtë të drejtë nuk e kanë realizuar në mungesë të dokumenteve të identifikimit, e disa me vetdëshirë nuk kanë dashur që të votojnë.
3. Monitorimi në Burgun e Sigurisë së Lartë (BSL) në Gërdoc
– Numri i të burgosurve në institucion: 150
– Numri i të burgosurve në listën e votuesve (me të drejtë vote): 109
– Numri i atyre që kanë votuar më 11 qershor 2017: 45
Ekipi i Votimit në Institucion (EVI) ka arritur në ora 11:00, ndërsa pas përgatitjes së vendvotimit, votimi ka filluar në ora 11:55. Votuesi i fundit ka votuar në ora 14:25, ndërsa vendvotimi është mbyllur në ora 15:20.
Në BSL nga 150 të dënuar sa ishin në këtë institucion, 109 kanë qenë në listën e votuesve. Nga ta vetëm 65 kishin dokumente identifikuese, nga të cilët 45 kanë votuar ndërsa 20 kanë refuzuar që të votojnë.
Rreth 40 të burgosur që ishin në listën e votuesve, nuk kanë pasur dokument identifikimi, dhe kërkesat e tyre kanë qenë të vazhdueshme që t’iu lejohet e drejta në votim. Kryesuesja e vendvotimit, në përputhje me rregullat mbi procesin e votimit nuk ka pranuar që asnjë të burgosuri t’i lejohet votimi në rast se nuk e sjellin ndonjë dokument identifikues të pranueshëm.
Situata filloi të tensionohet kur të burgosurit kishin kontaktuar direkt në KQZ për t’u konsultuar, të cilëve zyrtarët e KQZ-së iu kishin thënë se nëse janë në listën e votuesve kanë të drejtë votimi. Në të njëjtën koha edhe kryesuesja e EVI ka kontaktuar me zyrtarët përgjegjës të KQZ-së të cilën e kanë rekomanduar kryesuesen që asnjë votues të mos lejohet të votoj në rast se nuk paraqet ndonjërin prej dokumenteve identifikuese të pranueshme.
Pas presionit dhe ankesave të shumta nga të burgosurit, mbikëqyrësi përgjegjës i jep afat të burgosurve që brenda 30 minuta të kontaktojnë me familjarët e tyre dhe në rast se ata pranojnë t’i sjellin dokumentet identifikuese nga shtëpia, EVI do t’i pres të gjithë deri sa të votojnë. Mirëpo pas këtij afati, të burgosurit hoqën dorë nga insistimi për të votuar me ç’rast u mbyll vendvotimi.
4. Qendrën Integruese për Rehabilitimin e të Sëmuarve Kronik Psikiatrik në Shtime (QIRSKP)
– Numri i rezidentëve në institucion: 65
– Numri i rezidentëve në listën e votuesve (me të drejtë vote): 54
– Numri i atyre që kanë votuar më 11 qershor 2017: 16
Vendvotimi është hapur në ora 10:45 ndërsa është mbyllur në ora 12:25. Në këtë institucion ku janë të vendosur personat me aftësi të kufizuara mendore, nga 54 votues në listat e votimit kanë votuar vetëm 16 rezidentë, nga të cilët 9 kanë votuar pa përcjellje ndërsa 7 me ndihmës. Votuesve që kanë pasur nevojë (7 votuesve), i ka ndihmuar stafi i institucionit për të votuar. Në mungesë të ndihmësve, rezidentët e tjerë nuk kanë votuar, për shkak se sipas rregullave zgjedhore një ndihmës ka të drejtë ta ndihmojë vetëm një votues, e në këtë rast në QIRSKP gjendeshin vetëm 7 anëtarë të stafit.
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...