Më 6 tetor ditë e dielë, qytetarët e Kosovës do t’iu drejtohen kutive të votimeve për të votuar kandidatët e tyre të preferuar për deputetë si dhe njërin nga kandidatët për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.
Në këto zgjedhje, gjithsej numri i votueseve është 1,937,868, kurse në garë janë 25 subjekte politike.
Në mënyrë që qytetarët të mos maltretohen duke kërkuar vendin se ku do të votojnë, KQZ në web faqen e tyre ua mundëson qytetarëve që të shikojnë adresën e saktë të vendvotimit. Votuesit mund të mësojnë qendrën e votimi duke klikuar në këtë LINK.
Ndërkohë që nga 17 shtatori është i hapur afati për votuesit nga diaspora, ata do të mund të votojnë përmes postës deri më datën 5 tetor.
Zgjedhjet do të monitorohen nga afër prej misionit të Bashkimit Europian në Kosovë dhe organizatave joqeveritare./Express/
Pacolli uron fitoren e Trump: Ndjenjë e veçantë të isha i ft...
Përveç promovimit të dhunës, deputetët i ankohen KPM-së edhe...
Kurti uron Trumpin: Mezi presim që të punojmë së bashku
Çitaku: Është obligim i institucioneve të Kosovës të kultivo...
KPM për Big Brother: Kemi pranuar 7 ankesa, 4 për rastin e d...
Ilir Meta uron Trumpin nga burgu