“Drejtësia në Kosovë” në Rubrikën “Policia” shfaqi aksionin e arrestimit të një personi të cilit iu gjet një revole.
Në Rubrikën “Policia” të Emisionit “Drejtësia në Kosovë” u shfaq aksioni i policisë së Pejës në të cilin u ndalua makina e një personi që më vete kishte një revole.
Makina u ndalua në një pikë kontrolli të policisë, ndërsa personi të cilit iu gjet arma, me vete kishte edhe 15 fishekë të saj.
I dyshuari armën të cilën e mbante ilegalisht e kishte të vendosur në pjesën prapa shpinës-më saktësisht në bel.
Në pamjet e shfaqura mund të shihni aksionin e policisë gjatë të cilit arma ilegale u sekuestrua, ndërsa poseduesi i saj u dërgua në ndalim policor.
https://www.youtube.com/watch?v=7qU7GVvvf4s
Leo e pranon hapur: Kam pëlqim për Lelën dhe po përshtatemi ...
Banka Botërore: Libani ka pësuar dëme prej 8.5 miliardë doll...
Anglia bindëse ndaj Greqisë, rikthehet në pozitën e parë në ...
Apple nuk është i interesuar për unazat inteligjente
Mijëra Tesla Cybertrucks largohen prej tregut shkaku i defek...
6 këshilla për Black Friday