Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka quajtur sot bekim për Kosovën takimin e tij me presidentin amerikan, Donald Trump.
Veseli këtë deklaratë e bëri në konferencën për shtyp pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shkruan portali arbresh.info.
“Është një takim në rend të parë që i shpërben interesit të qytetarëve tanë, i shërben Kosovës. Unë kam qenë shumë i gëzuar dhe shumë krenar jo për faktin që kam pasur nderin që të jem lideri i vetëm në Ballkan që ta takoj një personalitet të tillë të fuqishëm por kam qenë i entuziazmuar. Unë kam pasur mundësinë që një nga përfaqësuesit e vetëm në këtë regjion si lider të ketë mundësinë të takohet me një personalitet të tillë vërtetë është një bekim i veçantë për popullin e Kosovës”, tha Veseli.
Ai shtoi se Kosova dhe populli i saj është i bekuar me partneritetin që ka me vendet më të fuqishme dhe tha se këtë partneritet duhet ta ruajë./Arbresh.info.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...