Janë duke vazhduar punën ashtu siç kanë bërë deri sot.
Është ky ekskavatori që po bënë ndërtimin e rrugës, Deçan-Plavë, rrugë kjo që ka ngritur polemikat e zyrtarëve të lartë shtetëror të Kosovës e Serbisë.
Pavarësisht pezullimit të punimeve në zonën e Manastirit të Deçanit, punimet në rrugën drejtë Plavës po vazhdojnë.
E nga aferë këtë proces po e vëzhgon edhe Drejtori i Urbanizmit në Deçan, Ramë Melaj.
Në një intervistë për arbresh.info, Melaj ka treguar se kompania e kontraktuar këtyre ditëve shkaku i reshjeve është duke rregulluar vendet ku kanë pasur probleme, ndërsa thekson edhe sa kilometra kanë mbetur pa asfaltuar.
“Po ne sot jemi tu e pastrua rrugën për shkak të reshjeve të mëdha që kanë ndodh mbarmë. Kryesisht sot jemi përcaktua në pastrim. Nuk jemi ndal po është prioritet që ta rregullojmë rrugën. Gjatësia e kësaj rruge që është në kontekst i ka 4 kilometra e gjysmë. Ka mbetur vetëm të asfaltohet kjo rrugë, por për shkak të reshjeve të shiut mundet më ndodh që do të na e zvarrit pak. Segmentin e parë e kemi përmbyll prej 14 kilometrave i kemi asfaltu”.
Vendi ku janë duke u kryer punimet e fundit është hapësira përreth zonës se mbrojtur të Manastirit, e pikërisht kjo hapësirë është bërë edhe shkaktar i debateve të fundit.
Por, sa është e rëndësishme për Manastirin, aq më shumë është i rëndësishëm për komunën e Deçanit kjo rrugë thotë Melaj.
Sipas tij Deçani pa këtë rrugë s’ka jetë, prandaj thotë se nuk do t’i ndalin punimet.
“Ditëve në vazhdim do të punojmë si zakonisht dhe nuk do të ndalemi. Ne do të bashkëpunojmë me Qeverinë. Reagim nuk ka nga Manastiri, por në dakordim më Qeverinë Kosovë do ta realizojmë qëllimin tonë. Pa këtë rrugë s’kemi pse të jetojmë në Deçan”.
Duke folur për rendësin e zhvillimit ekonomik të kësaj pjese, Melaj tregon edhe arsyen se pse kjo rrugë nuk paraqet problem ashtu siç po thuhet për Manastirin.
“Kjo pjesë mundëson zhvillimin ekonomik në aspektin e turizmit veror e dimëror. Logjika e njerëzve që kanë qenë hartues të zonave të veçanta nuk mundem mi kuptua. Ndërtimi i rrugës asnjë dem si bënë Manastirit vetëm i shton mundësi të vizitorëve. Të gjithë ata që vinë me vizitua Manastirin është edhe interes i joni. Nëse flasim për zonat e veçanta të mbrojtura, vetë Manastiri e ka shkel ligjin vite më parë, e ka leshu një pëlqim për ndërtimin e një objekti industrial siç është hidrocentrali ndërsa për një rrugë që është jetike për 40 mijë banor rezident pa llogarit grabitqarët të pengohen ta shfrytëzojnë këtë natyrë, e ambient, nuk o në rregull”.
E ata që në këtë pjesë në stane kaluan rini, thonë se kjo pjesë është vetë jetë për ta.
Banorët thonë se janë prapa Komunës së Deçanit dhe kërkojnë që punimet të vazhdojnë.
“Këtë rrugë unë i kom 63 vjet si e maj men kurrë s’kam dëgjua që një objekt fetar me ndërpre një rrugë. Kjo është turp. S’bon mu ndërpre as një minutë kjo rrugë. Kjo s’pengon asgjë. Këtë pamje na ka dhurua Zoti, është turp që po dëshirojnë këtë rrugë më na ndërpre”, thotë një banor i Deçanit.
Një qytetar tjetër po ashtu e quan turpëruese pengesat që po bëhen në finalizimin e kësaj rruge.
“ Plotësisht komunës i qëndrojmë prapa. Unë jam 59 vjeçar, bjeshkën e kemi në anën e Malit të Zi. Jemi për këtë rrugë dhe e di si fëmijë që kjo rrugë ka ekzistu. Stanet i kemi ba atje. Kjo rrugë mu ndërpre është turp. Është turp edhe ku u ra kufiri. Në qaf të Çakorrit si fëmijë kur jom kanë e maj mend ku u kanë kufiri. Natën e di me m’dërgu ku u kanë ai kufi. Qeveria është tmerr. Qeveria duhet më kanë të bashkum për më dërgu punët përpara”.
Fillimi i punimeve të rrugës Deçan-Plavë (R-108), rrugë kjo që e lidh rajonin e Dukagjinit me atë të Plavës dhe Gucisë, në Malin e Zi, ka filluar në 2018.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2016 kishte marrë vendim sipas të cilit i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë.
Udhëheqës të institucioneve vazhdimisht kanë theksuar rëndësinë e ndërtimit të kësaj rruge, po pavarësisht të tentimeve për të ndërtuar në zonën e Manastirit, ato ndërpreheshin me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.
Këta të fundit secilën herë kërkojnë respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Nga ana tjetër, Manastiri i Deçanit, ka ofruar një verzion të rrugës alternative për ta ndërtuar drejtë Plavës, duke kundërshtuar çfarëdo punime brenda zonës së mbrojtur./V.Selimi/arbresh.info/
https://www.facebook.com/841111159287311/videos/1194876040892703
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A