Serbia mbetët “lider” nga vendet e CEFTA-së, prej së cilës Kosova importon mallra mjaft shumë.
Sipas një raporti të ASK-së, importet e Kosovës nga vendet e Ceftës për një muaj (Korrik) arritën vlerën në 76.7 milion Euro ose 27.9% të importeve të përgjithshme.
Ajo çka vazhdon të mbetet shqetësuese është importimi i madh i mallrave nga Serbia.
Ndonëse, ka pasur disa fushata vetëdijësuese për konsumimin e produkteve të Kosovës dhe jo të Serbisë, prapë përqindja mbetët e lartë.
Bëhet fjalë për 14.1 për qind import për një muaj që Kosova ka pranuar nga Serbia.
Nëse krahasojmë me vendet e tjera të CEFTA-s, Serbia mbetet importuesi më i madh, pastaj vjen Maqedonia me 5.1%, Shqipëria me 4.9% dhe Bosnjë Hercegovina me 3.0 për qind, shkruan indeksonline
“Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin Korrik 2017, arritën në 76,7 milion €, ose (27.9%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (24.5%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Serbia (14.1%), Maqedonia (5.1%), Shqipëria (4.9%) dhe B&H (3.0%)” thuhet në këtë raport.
Edhe në eksportet e Kosovës, Serbia pjesë e CEFTA-së, mbetet një ndër partneret kryesor me 21.5%, pastaj Shqipëria 12.8%, Maqedonia (11.5%), Mali i Zi (6.3%).
Eksporti i mallrave në muajin Korrik 2017 kishte vlerën 38,3 milion €, ndërsa importi 275,3 milion €, është një rritje prej (26.2%) për eksport si dhe prej (14.3%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.
Kosova është bërë pjesë e marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA), në vitin 2007.
Njohësit e ekonomisë e quajn dështim të anëtarësimit të Kosovës në këtë marrëveshje, pasi sipas tyre, Kosova nuk ka përfituar ashtu siç është parashikuar.
Ndërsa, bizneset janë ankuar shumë herë për ndikim jo të mirë në ndërrmarrjet e tyre, pasi rrisin shpenzimet dhe kostot e transportit.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...