Referuar raportit të fundit, vlera e mjeteve që kanë tërhequr qytetarët e Kosovës nga Trusti i Kursimeve Pensionale kap shumën e 186 milionë eurove.
Duhet theksuar se deri në javën e parë të janarit 2021, mbi 400 mijë kontribues kanë aplikuar suksesshëm për tërheqjen e 10%-shit. “Deri në javën e parë të janarit 2021, mbi 400 mijë kontribuues kanë aplikuar suksesshëm për tërheqjen e 10%-shit”, ka thënë zëdhënësi i Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, numri i aplikuesve ka shënuar rënie në dhjetëditshin e parë të janarit. “Numri i aplikuesve 10-ditshin e parë të janarit është i ulët, krahasuar me javët e para të aplikimit, dhe është rreth 4 mijë kontribuues”, ka thënë tutje Demi./Arbresh.info/
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...
Osmani bashkë me nënën dhe motrat kryejnë mamografinë në QKU...