Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, në ligjeratën e tij sot para studentëve të UP-së ka folur edhe rreth planeve që kishte për të ngjallur ekonominë e Kosovës pas luftës.
Pacolli tha se ekonomisë së Kosovës i nevojiteshin 300 milionë euro për tu ngjallur duke mbajtur kështu 80 për qind të punëtorëve në ndërmarrjet që kishin punuar deri atëherë, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, gjetja e kësaj shume nuk ishte problem sa u paraqit problem realizimi i këtij plani, i cili, siç tha ai, nuk u mor parasysh nga Qeveria e Kosovës.
“Diku duhet të investoheshin 300 milionë në ekonominë e Kosovës në mënyrë që çdo gjë të funksionojë,. dhe të mbahet 80 për qind e punëtorëve që kishin punuar në ato ndërmarrje. Gjetja e atyre 300 milionë nuk ishte aspak problem sepse e shihja që ndihmat që vinin për Kosovën ishin të shumta dhe ato 300 milionë do të mund të gjendeshin dhe të fillonte ringjallja e ekonomisë. Mirëpo, unë e dëërgoj raportin dhe atë nuk e merr askush paraysh dhe këtu fillon hidhërimi im”, ka thënë Pacolli duke shtuar se pas kësaj kishte hequr dorë nga ideja që kishte për Kosovën.
Mirëpo pas një kohe, siç ka thënë Pacolli, duke e parë se për të rinjtë nuk po bëhej asgjë e as për arsimimin e shëndetësinë dhe se politika kishte kuptim vetëm për mirëqenien e tyre dhe të klaneve të tyre, kishte vendosur të rikthehej në politikë.
“Askush nuk ta rreh krahun kur bënë punë të mira por nuk të duan sepse konsiderojnë se ti ke marrë pjesë në diqka që u takon atyre”, tha Pacolli para studentëve të Universitetit të Prishtinës./Arbresh.info.
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave