Google ADS

Ja sa mërgimtarë kanë aplikuar deri më tani për të votuar në zgjedhjet lokale

15:50 | 15 Gusht 2017
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës, e cila do të zgjasë deri më 23 gusht 2017.

Prej datës 16 korrik kur ka filluar kjo periudhë e deri më sot (e martë, 15 gusht), sipas të dhënave mesditës, numri i aplikimeve për tu regjistruar si votues jashtë vendit është: 2 mijë e 296.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë në Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit.

Të gjitha informacionet lidhur me mënyrën e aplikimit dhe dokumentacioni tjetër i domosdoshëm është i publikuar në faqen e KQZ-së, në këtë link: KËTU

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme