Mnistri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nxjerrë vendimin përmes të cilit obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjtiha automjetet që mbajna targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.
Taka për këto targa është pesë euro.
“Vlefshmëria e targave të përkohshme është 60 ditë. Taksa për targa të përkohshme është pesë euro. Palët do të pajisen me vërtetim si zëvendësim, i Certifikatës së Regjistrimit të Automjetit”, thuhet në vendim.
Vendimi që hynë në fuqi nga sot, parasheh po ashtu që pajisja me targat e përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës.
Shoferët e mjeteve me targa të përkohshme obligohen t’i vendosin në vende të dukshme, para dhe prapa.
Në zbatim të këtij vendimi janë obliguar Agjencia e Regjistrimit Civil dhe Policia e Kosovës.
Përderisa automjetet me targa “KM” mund të hyjnë në territorin e Serbisë, përmes pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, automjetet me targat “RKS”, nuk mund ta bëjnë këtë pa i hequr tabelat dhe në vend të tyre të vendosin tabelat me mbishkrimin “Prova”, të cilat ua imponojnë autoritetet kufitare serbe.
Kosova deri më sot nuk ka vënë letra ngjitëse as mbi simbolet shtetërore të Serbisë në targat e automjeteve të këtij vendi, gjatë qarkullimit në Kosovë, siç ishte paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2016. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...