Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti në deklarimin e tij në Agjencinë Antikorrupsion ka deklaruar se ka të ardhura vjetore 17,336 euro , ndërsa nga shpenzimet e rimbursura 2,140 euro.
Ahmeti ka të kursyera 4.200 euro, ndërsa bashkëshortja e tij 2000 euro.
Kryetari i Prishtinës ka deklaruar edhe një veturë me vlerë 8000 euro të tipit Skoda Superb.
Ka deklaruar si detyrim financiar 1,200 euro të një kartele kredie.
Ahmeti ka deklaruar se është me banim të përkohshëm në shtëpinë në Lagjen NIC në Cagllavicë, në pronësi të vëllait, ndërsa banesa e prindërve e dhënë në shfrytëzim nga Teatri Krahinor në vitin 1973, nuk është bart ende në pronësinë e prindit të tij, pas fitimit e kontestit në vitin 2018.
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...