Ja sa është paga minimale në Kosovë

20:50 | 5 Mars 2017
Arbresh.info

Diskriminimi i punëtorëve për pagën minimale pritet që të marrë fund shumë shpejt.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, megjithatë nuk ka dashur që flasë se kur do të rregullohet paga minimale dhe se a do të ketë rritje të kësaj page, duke thënë se është në pritje të grupit punues i cili po merret me këtë çështje.

Në Kosovë janë në fuqi dy lloj pagash minimale:

Deri në moshën 35 vjet lejohet që paga minimale të jetë 130 euro, ndërsa mbi këtë moshë të mos jetë nën 170 euro.

Sipas EUROSTAT-it, paga minimale në rajonin e Ballkanit perëndimor është:

Sllovenia 805 euro

Kroacia 433 euro

Mali i Zi 288 euro

Serbia 250 euro

Maqedonia 231 euro

Shqipëria 155 euro

Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) Haxhi Arifi, ka konfirmuar për televizionin publik se ka filluar puna për e harmonizimin e pagës minimale.

Ai tha se BSKP është e vendosur që paga minimale të jetë 250 euro.

“Ne nuk do të heqim dorë sepse këtë e kemi kërkuar edhe më herët. Sepse në Kosovë nuk kemi paga të kënaqshme sidomos në sektorin privat”, tha ai.

Që prej themelimit të Këshillit Social është diskutuar që paga minimale në Kosovë të jetë 210 por deri tash nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme