Ja pse LDK nuk mori pjesë në takimin e thirrur nga Thaçi

21:57 | 24 Korrik 2017
Arbresh.info

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri ka treguar se pse koalicioni LAA nuk ka marrë pjesë në takimin e ftuar nga Presidenti Hashim Thaçi.
Thotë se takimi ka qenë i natyrës politike dhe si i tillë nuk ka qenë i nevojshëm.

“Takimi ka qenë më shumë i natyrës politike që Presidenti nuk ka pas nevojë me e ushtru”, tha Haziri për televizionin Rrokum.

“Takimi i sotëm ka qenë politik, nuk ka pas asnjë obligim kushtetues apo detyrim kushtetues. Nuk ka pas asnjë lloj detyrimi kushtetues me bo ceremoniale politike sot por detyra e tij ka qenë me e kërku inaugurimin e seancës dhe legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Republikës”, tha Haziri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme