Ja prej kur prishtinasit do të kenë ujë 24 orë

08:50 | 9 Mars 2017
M. A.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se kryeqyteti i vendit do të ketë furnizim të rregullt 24 orë në ditë me ujë të pijshëm, duke filluar nga data 17 mars.
Këtë lajm, Ahmeti e ka bërë të ditur gjatë një tubimi me qytetarë të lagjes ‘Kodra e Trimave’ të Prishtinës.

“Prej 17 marsit, Prishtina ka 24 orë ujë. Edhe po ta dija se kurrë më nuk do të jem kryetar, ky për mua është lajmi më i mirë, duke e ditur se Prishtina nuk ka pasur ujë në 20 vitet e fundit”, tha Ahmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme