Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë nga Policia Kufitare, pas një hetimi disamujor, nën dyshimin e bazuar se është duke u kryer vepra penale ‘kontrabandim me migrant’, kanë realizuar një operacion policor në rajonin e Gjilanit, me ç’rast kanë arritur të bëjnë arrestimin e dy personave të dyshuar.
Personat e arrestuar në këtë rast janë: S. R. lindur me 1971 dhe S. A lindur me 1974.
Personat e lartshënuar dyshohet se kanë kryer aktivitete kriminale, duke iu mundësuar disa shtetasve nga Afgani të migrojnë në mënyrë të paligjshme, duke përdorur territorin e Kosovës si rrugë tranzite për në shtetet perëndimore.
Dyshohet se gjatë kësaj periudhe kohore mbi 100 persona të moshave dhe gjinive të ndryshme janë kontrabanduar për në shtetet perëndimore. Me këtë rast dyshohet se personat e arrestuar kanë kryer veprën penale ‘kontrabandim me migrant’, Neni 170 i Kodit Penal të Kosovës.
Me urdhër të Gjykatës Themelore në Mitrovicë me datën 26 prill 2017, nga Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare dhe me asistimin e Njësive Policore të stacionit policor në Gjilan dhe dy njësive të NJSO-së, është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit të parë në Gjilan, ku gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit nuk është hasur ndonjë mjet i dyshimtë.
Pas intervistimit të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit të lëndës.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare