Ja kush mund të dalë pas orës 19:00, gjatë orës policore

14:39 | 13 Nëntor 2020
Arbresh.info

Të enjten qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër përhapjes së virusit COVID-19.

Këto masa do të hyjnë në fuqi sot pas orës 18:00, ndërsa me vendimin e qeverisë qytetarët në komunat të cilat janë në zonë të kuqe, prej orës 19;00 deri në orën 05:00 të mëngjesit kanë orë policore dhe nuk lejohet të dalin.

Gjatë kësaj kohe mund të dalin vetëm këto kategori:

Personeli shëndetësor, personeli i sigurisë, drejtësisë dhe studentëve,

Qytetarët për nevoja emergjente

Operatorëve që kryejnë punë publike.

Në vazhdim në vendimin e qeverisë gjeni se çfarë veprimtari lejohen dhe cilat nuk lejohen./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme