Google ADS

Ja kush mund ta formojë qeverinë e re sipas ish-gjyqtarja së Kushtetueses (VIDEO)

19:49 | 14 Qershor 2017
Arbresh.info

Nëse dështon mandatari i koalicionit që ka fituar zgjedhjet e 11 qershorit, shansi i jepet atij subjekti politik që siguron shumicën e votave, thotë ish-gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese, Iliriana Islami.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese përcakton rrugën juridike të zgjedhjes së mandatarit të Qeverisë së Kosovës.

Ish-gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese, Iliriana Islami, saktëson se mandatari gjithmonë propozohet nga koalicioni fitues.

“Mirëpo, nëse koalicioni fitues nuk e ka shumicën e votave atëherë presidenti ka të drejtë ta zgjedhë mandatarin prej atij subjekti politik që ka arritur ta sigurojë shumicën e votave”, ka thënë Iliriana Islami në një intervistë për TV 21.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme