Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit të Kosovës i japin disa përfaqësuesve të institucioneve të drejtën e inicimit të një ligji në Kuvendin e Kosovës. Krejt çfarë ndryshon janë procedurat e inicimit.
Në rend të parë, Qeveria e Kosovës ka të drejtën e inicimit të ligjeve. Zakonisht shumica e ligjeve shkojnë përmes Qeverisë së Kosovës. Procedurat për procedimin e ligjeve nga Qeveria dallojnë nga procedurat e inicimit nga përfaqësues tjetër institucional. Kushtetuta e Kosovës në nenin 79 i jep të drejt të procedimit të Ligjeve edhe presidentin të Kosovës.
“Nismën për të propozuar ligje mund ta marrë Presidenti i Republikës së Kosovës nga fushëveprimtaria e saj/tij, Qeveria, deputetët e Kuvendit, ose më së paku dhjetëmijë qytetarë, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj”, thuhet në Nenin 79 të Kushtetutës së Kosovës. Edhe Rregullorja e Kuvendit të Kosovës i sqaron mënyrat e procedimit të ligjeve që vijnë nga Presidenti ose grupe tjera të përcaktuara në nenin 79, përcjell “zeri.info”.
Në kreun e 13-të Neni 53 thuhet se propozim të Projektligjit në Kuvend mund ta paraqesë Presidenti i Republikës së Kosovës, nga fusha e veprimtarisë së tij, Qeveria, deputetët e Kuvendit, komisioni parlamentar, grupi parlamentar dhe së paku gjashtë (6) deputetë, dhjetëmijë zgjedhës, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj. “Projektligji i propozuar nga Presidenti, deputetët, komisioni parlamentar, grupi parlamentar zgjedhësit, nëpërmjet Kryesisë së Kuvendit i dërgohet Qeverisë, për mendim”, thuhet në pikën 2 të nenit 53 të Rregullores së Kuvendit të Kosovës.
Derisa, në pikën 3 të këtij neni thuhet Qeveria duhet ta paraqesë mendimin e vet me shkrim në afat prej një muaji nga dita e pranimit të Projektligjit. “Pas kalimit të këtij afati, Projektligji procedohet në Kuvend për shqyrtim”, thuhet në këtë pikë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shfrytëzuar pikërisht të drejtën e tij kushtetuese dhe ligjore për të proceduar ligje në Kuvendin e Kosovës. Vazhdimin e procedimit të Ligjit në Kuvend është kompetencë e Qeverisë së Kosovës, e cila pas mendimit që jep për këtë projekt ligj e procedon në Kuvendin e Kosovës.
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...