Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj , Anton Quni, Behgjet Pacolli e Iliri Deda janë në “top 10- shen” e listës së kandidatëve për deputet të koalicionit LDK-AKR -Alternativa
Megjithëse ende nuk ka filluar numërimi i votave të kandidatëve të partive politike në KQZ, Komisionet zgjedhore të degëve të partive politike tashmë I kanë rezultatet paraprake dhe tashmë dihet edhe “top 10-shja” e parë e secilës parti politike.
Siç mëson Botapress, nga disa komisione zgjedhore të disa degëve të partive politike, tashmë dihet se Vjosa Osmani është kandidatja e dytë më e votuar në LDK pas Avdullah Hotit, ndërkaq edhe “prurjet e reja” në LDK kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme jo vetëm për t’u bërë deputetë por edhe për të hyrë në dhjetëshen e parë të më të votuarve në listën e LDK-së.
Kështu duke u bazuar në një listë që ka siguruar Botapress, nga Dega e IV e LDK-së del se kandidati më I votuar ëshë Avdullah Hoti me 4534 vota, Vjosa Osmani me 3050 vota, Lumir Abdixhiku me 2437 vota, Driton Selmanaj me 1403 vota, Behgjet Pacolli me 1940 vota, Mimoza Kusari Lila me 1388 vota, Ilir Deda me 1396 vota, Anton Quni me 946 vota, Kujtim Shala me 744 vota dhe Ismet Beqiri me 685 vota.
Kjo tendencë e votimit të kandidatëve që konsiderohen si “prurje të reja” në LDK duket se është një mesazh I mire për Lidhjen Demokratike të Kosovës që të mendojë për avansimin e “frymës së re” edhe brenda strukturave të LDK-së.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...