Google ADS

Ja kush janë 3 deputetët që largohen pas rinumërimit të votave nga KQZ e Kosovës

08:09 | 5 Korrik 2017
Arbresh.info

Pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që të rinumërohen 117 kuti të votimit nga zgjedhjet e 11 qershorit, tre deputetë do të zëvendësohen me emra të rinj.

Lajmi.net merr vesh se njëri nga këta tre deputet që ka përfituar nga rinumërimi i votave është Naser Osmani i LDK-së, i cili e ka lënë jashtë parlamentit Imet Rrahmanin.

Ndërkaq, dy kandidatë tjerë për deputetë që kanë arritur të hyjnë në Kuvend pas rinumërimit të këtyre kutive vijnë nga partitë ose koalicionet tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme