Me iniciativën e Valmira Hoti-Llabjanit dhe burrit të saj, Valon Llabjani, është formuar një fond humanitar dedikuar familjes së policit të vrarë Izet Demaj.
Këta dy shqiptarë jetojnë në Angli.
Ka dy ditë që fondi është bërë aktiv në Facebook, ndërkohë që janë grumbulluar afro 16 mijë euro.
Iniciatorja Valbona Hoti-Llabjani, ka thënë se synimi i tyre është që të grumbullojnë 20 mijë euro, por që shuma nuk është e kufizuar.
“Qëllimi i këtij fondi është që t’i vijmë në ndihmë familjes që i ndjeri ka lënë pas, pra gruas dhe vajzave të tij, dhe njëkohësisht është përkrahje për punën që policia e Kosovës bën për të siguruar jetën e qytetarëve”, tha ajo.
Sipas saj, kjo është vetëm një ndihmë simbolike krahas humbjes që ka pësuar familja Demaj, ndërkohë që tregon se ka gjetur përkrahje edhe nga shqiptarët e diasporës.
“Kemi përkrahje të madhe nga gjithë diaspora dhe Kosova, Maqedonia, Shqipëria e Kosova Lindore. Fondet janë transparente, çdo kush mund ta shohë shumën dhe emrat e atyre që dhurojnë”, ka thënë Hoti-Llabjani.
Njëherësh, ajo ka njoftuar që mundësia për të kontribuar në këtë fond, do të jetë e hapur deri më 15 janar 2019.
Polici Izet Demaj u vra më 27 dhjetor të këtij viti, në tentim të parandalimit të një grabitjeje në një bankë të Istogut.
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...