Google ADS

Ja kur pritet të bie bora e parë në Kosovë

08:31 | 11 Nëntor 2023
K.B

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) ka dhënë parashikimin e motit në Kosovë për ditët në vijim.

Siç njofton ASHNA, bora e parë në Kosovë në viset e ulëta pritet të bie në fundin e javës së ardhshme.

Në një intervistë për portalin Arbresh.info ka folur, menaxher i departamentit meteorologjik në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Sherif Gosalci , ku ka thënë se bora e parë pritet të filloj në fund të javës së ardhshme dhe nuk ka ende sinjale se kur do të kemi temperatura me minus gradë celsius.

“Ditëve në vijmë temperaturat pritet të jenë brenda kornizave të pritshme. Bora e parë pritet në ditët në vazhdim, pritet në fund të javës së ardhshme. Nuk ka sinjale që në këtë muaj do të kemi temperatura të ulëta. Do të kemi amplituda të ndryshme të temperaturave që do të afektohemi me sasi të borës. Sa i përket reshjeve të shiut, Ballkani nuk do të atakohet me reshje që do të ketë vërshime” – ka thënë Gosalci.

Tutje Gosalci, ka thënë se në ditët në vijmë temperaturat minimale pritet të jenë tre deri në pesë gradë, ndërsa ato maksimalet nga 10 deri në 14 gradë celsius. /Arbresh.info/

Të ngjashme