Google ADS

Ja kur pritet fluksi me të prekur nga koronavirusi në Kosovë

14:11 | 12 Prill 2020
Arbresh.info

Infektologu kosovar ka folur rreth asaj se kur pritet të jetë fluksi me të prekurit nga koronavirusi në Kosovë.

Ahmeti ka thënë se aktualisht java shqetësuese tashmë veç se ka fuiluar që nga dje, kur edhe u paraqitën 20 raste të reja në kryeqytet.

Sipas Ahmetit, kujdes edhe më i madh, kryeqytetasit duhet të shtojnë në këtë javë, pasi sipas tij, Prishtina është pika e grumbullimit të njerëzve, çka e bën edhe mundësinë e përhapjes së këtij virusi, më të madh, dhe më të rrezikshëm.

“Por unë mendoj që ne jemi futë atë fazën kritike të kësaj dhe realisht për mua ishin shqetësues këta numra nga Prishtina pasi ajo është pika e grumbullimi të pandemisë dhe dy javët e ardhshme duhet me qenë javët vendimtare”, tha Ahmeti për GazetaBlic.

Sipas Infektologut Ahmeti, muaji maj do duhej të ishte muaji kur virusi veç do duhej të tërhiqej, por sipas tij kjo ende nuk dihet pasi për virusin COVID-19, ka ende të panjohura.“Për virusin ka ende të panjohura qoftë në drejtim të përhapjes së tij, nëse ndjek një ecuri natyrore të evoluimit prej muajit maj ky është dashtë me u tërheqë”, shtoi Ahmeti.

Ahmeti tutje thotë se qytetarët duhet që me një seriozitet dhe kujdes të shtuat të zbatojnë masat e institucioneve dhe rekomandimet e IKShP-së.

“Ne kemi nevojë që qytetarët që masat dhe rekomandimet që janë bë publike që janë bë sa e sa herë me i respektu me gjithë seriozitetin e tyre duhet me pasë kujdes mos me marrë për lojë”, thekson tutje Ahmeti.

Aktualisht vendi ynë shënon 283 raste si të infektuar nga koronavirusi, derisa numri i të vdekurve nga kjo pandemi është 7.

Sipas publikimeve të IKShkP-së, deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4.273 kontakte të rasteve.Gjatë ditës së djeshme, u regjistruan edhe 33 raste me koronavirus ku kësaj here më së shumti pësoi kryeqyteti, me 20 të infektuar.Si rrjedhojë e kësaj, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, vendosën që nga dita e sotme, kryeqyteti të hyjë në karantinë, të ndalohen të gjitha hyrje-daljet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme