Në bazë të rekomandimeve të Komisionit Përzgjedhës të pavarur, shefja e Misionit të EULEX’it, Alexandra Papadopolou, ka emëruar nëntëmbëdhjetë gjykatës në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara, shkruan oamaha, përcjellë Arbesh.info
Charles L. Smith i lindur në Iowa, ish-kryetar i Gjykatës në këtë shtet është një nga 19 gjyqtarët – i vetmi amerikan i emëruar gjykatës në Gjykatën Speciale.
Ai ka thënë se nuk do të marrë rrugë për në Hagë deri në fund të këtij viti, pasi ka deklaruar se parashikon se ngritja e aktakuzave të para nga Prokuroria do të marrë kohë deri atëherë.
Dhomat e Specializuara që gjenden në Hagë të Holandës, kanë juridiksionin për të gjykuar krimet ndaj njerëzimit, krimet e luftës dhe krimet e tjera të kryera në Kosovë.
“Jam i nderuar”, ka thënë Smith pas përzgjedhjes së tij për të qenë njëri nga gjyqtarët.
“Edhe pse hetimet për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit janë ngatërresë në vete, do të provojë për të qenë pjesë e këtij procesi për vënien e drejtësisë për ato raste të rëndësishme”, ka shtuar ai.
Brenda pesë ditëve të daljes në pension, Smith kishte ardhur në Kosovë, ndërsa ka shërbyer si gjyqtar në rrethin e Mitrovicës dhe kryesoi shumë sprova të veprave penale, përfshirë vrasje, përdhunim dhe trafikut të drogës dhe krimeve të luftës.
Smith ka punuar edhe më parë në gjyqësorin e Kosovës: nga 2010 deri më 2012 dhe përsëri ishte kthyer në vitin 2013.
Emërimi në rolin e ri ka ardhur në shkurt dhe ishte bërë nga shefi i EULEX në Kosovë. E përkrah Smith që vjen nga SHBA, gjyqtarët tjerë janë nga Holanda, Irlanda, Norvegjia, Gjermania, Italia, Franca, Zvicra, Republika e Çekisë, Estonia, Kanadaja dhe Belgjika.
Ndryshe, në maj të vitit 2015, kryeprokuror i posaçëm i Gjykatës Speciale u emërua David Schwendiman, nga SHBA-ja. Ideja për themelimin e Gjykatës Speciale, apo siç tashmë është emërtuar me ligj nga Parlamenti i Kosovës si “Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar”, doli pas një rezolute në Këshillin e Evropës, që kërkonte hetime mbi supozimet e senatorit zviceran Dick Marty, i cili pretendonte se pjesëtarë të UÇK-së kanë kryer krime lufte dhe kanë trafikuar organe të serbëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...