Ja kur do të votojë kryetari i KQZ-së dhe ku

16:45 | 16 Tetor 2021
S D

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi do të votojë në vendin e tij të lindjes në Pejë, shkruan arbresh.info.

Radoniqi pritet të votojë në qendrën e votimit 1703C, në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit”, në Pejë.

Ai do të votojë në orën 07:00, me hapjen e kësaj qendre të votimit, ndërkaq pas votimit ai do të jap deklaratë për media.

“Ju njoftoj se të dielën (17 tetor, ora 07:00) Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi voton në qendrën e votimit 1703C, që ndodhet në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë. Pas votimit, ai do të japë deklaratë për media për fillimin e votimit në Republikën e Kosovës’, thuhet në njoftimin e KQZ-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme