Ja kur do të testohen 11 kandidatët për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese

18:00 | 6 Maj 2021
Përparim Bublaku

Në muajin maj pritet të përfundoj procesi i vlerësimit të kandidatëve që janë në garë për t’u bërë gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë garë janë gjithsejtë 11 kandidatë që pritet të intervistohen nga Komisioni i Posaçëm që tashmë është themeluar nga Kuvendi.

Në një përgjigje për Gazetën Online “Reporteri.net”, Kuvendi i Kosovës ka treguar se testimi me shkrim dhe intervistimi me gojë.

“Testi me shkrim do të mbahet me 17 maj 2021, ndërsa intervistimi me gojë më 24 maj 2021”, thuhet në përgjigjen e Kuvendit për Reporteri.net.

Këtij procesi të vlerësimit do t’i nënshtrohen saktësisht 11 kandidatë.

Vigan Qorrolli, Hava Bujupaj-Ismajli, Shukri Sylejmani, Gjylbehare Murati, Hashim Çollaku, Hilmi Jashari, Valbona Shala-Thaqi, Visar Morina, Haxhi Xhemajli, Zef Prenrecaj dhe Ramadan Gashi janë kandidatët që do të intervistohen e testohen nga Komisioni i Posaçëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme