Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim për lehtësime të masave prej pandemisë Covid-19. Shkollat, të cilt kanë qenë të mbyllura për nxënësit prej fillimit të pandemisë, do të hapen vetëm pjesërisht për nxënësit e klasave të 9-ta dhe të 12-ta.
Ndryshe, klasat e 12-ta do të kthehen prej datës 15 qershor dhe do të mbajnë mësim deri më 30 qershor, shkruan Arbresh.info.
Ky është vendimi i plotë i qeverisë në detyrë për lehtësimin e të gjitha masave ne sektorin e arsimi:
Qeveria e Republikës së Kosovës aprovon kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë si në vijim:
I. Shfuqizohet vendimi nr.01/16 e dt.26/03/2020;
II. Plotësohet dhe ndryshohet pika 1.1 e Vendimit të Qeverisë nr.01/07 11/03/2020 si në vijim:
a. Rihapja e kopshteve dhe çerdheve – mosha 0-5 në Institucionet publike dhe private të nivelit parashkollor;
b. organizimi i ambientimit dhe përgatitjeve për testin e arritshmërisë me klasat e nënta (kthimi i klasave të nënta në shkollë prej datës 08.06 deri me 19.06 me qëllim të mbajtjes së testit të arritshmerisë me 23.06.2020);
c. organizimi i ambientimit dhe përgatitjeve për testin e maturës me nxënësit e klasave të dymbëdhjeta (kthimi i klasave të dymbëdhjeta në shkollë prej datë 15.06 deri me 30.06 dhe mbajtja e testit të matures me 04.07.2020);
d. Lejimi i orëve praktike/laboratorike për Institucionet e Arsimit të Lartë dhe organizimi i provimeve duke zbatuar në mënyrë strikte rekomandimet e IKSHP-së;
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...