Katër persona të një familjeje kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës te rrethi në hyrje të Prishtinës, konkretisht në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se të vdekurit janë: E. Alidemaj 53 vjeç, mashkull, shtetas Gjerman, E. Alidemaj 50 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, G. Alidemaj 53 vjeçe, femër, shtetase Gjermane, ndërkaq pasi është dërguar në QKUK, ka ndërruar jetë dhe N. Alidemaj 47 vjeçe, femër, shtetase Kosovare.
Ndërkohë, lëndime ka pësuar Qëndrim Alidemaj 17 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, i cili aktualisht është duke u trajtuar në QKUK – Prishtinë dhe ka pësuar lëndime serioze.
Sipas policisë dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si rezultat i mospërshtatjes së shpejtësisë rrugës në të cilën ka qenë duke lëvizur vetura e aksidentuar.
Arbresh.info mëson se varrim i të ndjerve do të bëhet nesër në fshatin Pozharan të Vitisë./Arbresh.info.
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë