Google ADS

Ja kur do të bëhet varrimi i punëtorit që humbi jetën në Minierën e Artanës

12:01 | 3 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Gjatë ditës së djeshme në minierën e Artanës pati shembje të dheut ku si pasojë mbetën të vdekur dy persona.

Punëtorët që humbën jetën ishin një xehetar dhe një inxhinier i moshës 50 dhe 51 vjeç.

Kurse sot familjarët e Idriz Gërbeshit përmes një postimi në Facebook kanë njoftuar për varrimin e tij, shkruan arbresh.info

“Të nderuar familjar miq shokë dhe dashamir dje humbi jetën tragjikisht në vendin e punës në minierën e Artanës vëllau jon i dashur Idriz Gërbeshi. Vorrimi behët me Ikindi në varrezat e fshatit Bunjak”, thuhet në njoftimin e familjes.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se për familjarët e dy të vdekurve Qeveria e Kosovës ka ndarë 60 mijë euro, nga 30 mijë secilës familje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme