Google ADS

Ja kur certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit

09:43 | 4 Korrik 2017
L G

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të bëjë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve nacionale të 11 qershorit pasi të bëhet rinumërimi i kutive për të cilat ka vendosur PZAP dhe pas njoftimit për vendimin e Gjykatës Supreme në lidhje me ndonjë ankesë të mundshme nga kandidatët për deputet apo subjektet politike garuese në zgjedhjet e fundit.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së në ka thënë se rinumërimi i votave për të cilat dje vendosi PZAP-i është duke ndodhur dhe pritet që sot gjatë ditës të përmbyllet rinumërimi i 117 kutive.

Ai ka folur edhe për kohën se kur do të bëhet certifikimi i rezultateve.

“KQZ do të certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit pas përfundimit të rinumërimit të kutive për të cilat ka vendosur PZAP si dhe gjithashtu do të presim njoftimin për vendimin nga Gjykata Supreme lidhur me ndonjë ankesë eventuale”, ka thënë Elezi.

Afati për dorëzimin e ankesave të mundshme në Supreme është 24 orë pas shpalljes së vendimit nga PZAP, që do të thotë përmbyllet sot në orën 14:00.

Në rast që nuk ka ankesa, atëherë certifikimi pritet të ndodhë më shpejt./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme