Google ADS

Ja ku renditet Kosova me paga në rajon

08:21 | 24 Shtator 2021
S D

Eurostat ka publikuar statistikat lidhur me pagat e vendeve të Ballkanit.

Nëse punon në Shqipëri, paga që merr në fund të muajit është më e ulëta në të gjithë rajonin – pas saj renditet Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, dhe në vendin e parë ndodhet Mali i Zi.

Ndërsa, pagat më të larta në rajon sipas profesionit, ndahen në Mal të Zi për bankierët me rreth 1500 euro në muaj.

Mësuesit shqiptarë paguhen mesatarisht 20-50% më pak se në vendet e tjerë fqinjë (gati 560 euro).

Për Eurostat, Shqipëria ka sot mesataren e të ardhurave për frymë, sa 31% e mesatares së vendeve evropiane.

Deri në 1 janar 2020, 21 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë paga minimale kombëtare: vetëm Danimarka, Italia, Qipro, Austria, Finlanda dhe Suedia nuk kanë një minimum për pagën.Sipas Eurostat, pagat minimale mujore në përgjithësi janë nën 600 € në lindje dhe mbi 1 500 € në veri-perëndim të BE-së. 21 Shtetet Anëtare të BE-së që kanë pagat minimale kombëtare mund të ndahen në tre grupe kryesore./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme