Deputeti i VV-së, Albin Kurti ndaj të cilit pritet të lëshohet urdhërarrest nga Gjykata Themelore e Prishtinës është duke qëndruar në Austri bashkë me deputetin tjetër të VV-së, Salih Salihu.
Urdhërarresti ndaj Kurtit është paralajmëruar të ndodh për shkak se ai nuk po merr pjesë në seancat gjyqësore për gaz lotsjellës në Kuvend, shkruan arbresh.info.
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur përmes një njoftimi se Kurti dhe Salihu po qëndrojnë në Vjenë ku janë takuar me zyrtarë të lartë të socialdemokratëve austriakë.
Lexoni të plotë njoftimin e VV-së:
Kurti dhe Salihu takime me zyrtarët e SPÖ-së
Sot, në Vjenë të Austrisë, deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti dhe Prof.Salih Salihu, u takuan me zyrtarët e lartë të socialdemokratëve austriakë, Znj.Ilia Dib, Sekretare Ndërkombëtare e SPÖ, dhe Dr.Gerhard Marchl, Drejtor i Institutit ‘Karl Renner’.
Në këtë takim deputetët Kurti e Salihu paraqitën qëndrimet e VETËVENDOSJE!-s mbi situatën në Kosovë dhe rajon si dhe për idetë për daljen nga kriza. Në veçanti u shpalosën elemente të kritikës dhe programit të VETËVENDOSJE!-s mbi çështjet socio-ekonomike. U diskutua edhe për rolin dhe sfidat e mërgatës shqiptare si dhe ato të integrimit evropian.
Në fund të këtij takimi shumë të përzemërt të dyja palët u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Vizita e deputetëve Kurti e Salihu vazhdon me takime të tjera zyrtare dhe me tubime me bashkatdhetarë në Vjenë, Grac dhe Linc./Arbresh.info.
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...