Google ADS

Ja deri kur kanë afat partitë të bëjnë koalicione dhe t’i dorëzojnë listat për deputet (DOKUMENT)

20:49 | 13 Maj 2017
Arbresh.info

Derisa partitë kosovare janë në vlugun e bisedimeve për aleanca të mundshme për zgjedhjet e 11 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë ka vendosur për të gjithë procedurat e aplikimit dhe regjistrimit që duhet të ndjekin partitë apo koalicionet.

Partitë politike dhe kandidatët e tyre për pjesëmarrje në zgjedhjet e të dielës së 11 qershorit kanë afat për aplikim deri të premten (19 maj).

Mirëpo ajo që aktualisht duket me emergjente është data e përfundimit të afateve për koalicionet e mundshme. Afati i fundit është e marta e 16 majit.

Pra, kanë mbetur vetëm edhe dy ditë punë që partitë të cilat kanë arritur marrëveshje që në zgjedhje të shkojnë si koalicione ta njoftojnë KQZ-në.

“Nëse aplikoni si koalicion, së pari, koalicioni formohet nga parti politike e regjistruara politike. Pastaj, këto parti do të dorëzojnë një aplikacion të certifikimit në emër të koalicionit. Përveç kësaj, kryetarët e secilës parti në koalicion duhet të nënshkruajnë formularin e veçantë, duke theksuar që partia pajtohet me kushtet e pjesëmarrjes si koalicion”, thekson KQZ.

Deri më tash nuk kemi asnjë koalicion të zyrtarizuar, derisa ka spekulime të shumta rreth mundësisë që partitë e caktuara të bashkuara të hyjnë në zgjedhje. Lajmi.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme