Javën e ardhshme pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Të paktën kështu pret i nominuari i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, pas takimit që ka pasur me presidentin e vendit Hashim Thaçi.
“Po besoj shumë shpejt, pra menjëherë në javën që vjen, sepse nuk kemi nevojë me hup shumë kohë. Janë ato procedurat e sekretariatit të Kuvendit që duhet t’i kryej, me i regjistru deputetët, por jam i interesuar mos me humbë kohë. Ju e dini interesimin tonë që edhe qeveria të votohet menjëherë, pra të mos vonohet.”
Megjithatë, sipas Haradinajt, nuk ka pasur dakordim për një datë.
“Nuk arritëm te një vendim i qartë, por ishte në atë interesim që me u pa me bisedu se kur dhe si do të mund të thirret seanca,” është shprehur Haradinaj për KTV-në.
Përndryshe, pas takimit, presidenti Hashim Thaçi nuk është deklaruar për rezultatet e takimit.
Në takim ka marrë pjesë edhe deputeti dhe nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, dhe ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi
Berisha pritet të paraqitet në SPAK, demokratët protestë jas...
Policia shqiptoi 1535 gjoba trafiku për 24 orë
Sekuestrohen 50 fishekë nga valixhja e pasagjerit në Aeropor...
Sulmoi tre zyrtarë policorë, arrestohet i dyshuari në Fushë ...
Stuhia e borës mbërthen SHBA-në
Parashikimi i motit në Shqipëri