Gara e fort për këto zgjedhje të parakohshme nacionale është duke u zhvilluar edhe nëpër rrjete sociale.
Facebook-u është platforma që është duke u shfrytëzuar për fushatë edhe nga kandidatët për kryeministër nga partitë politike që janë në garën e 11 qershorit. I pari me aktivitetin më të madh në Facebook po del të jetë i nominuari për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR, Avdullah Hoti, shkruan arbresh.info
Rrjeti i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DNV) që monitoron partitë politike ka analizuar aktivitetet në Facebook të kanddiatëve për kryeministër.
I pari është Hoti me 71 postime në Facebook, pas tij vjen Ramush Haradinaj kandidati i PDK-AAK-NISMA, me 34 postime dhe në fund është i Vetëvendosjes Albin Kurti me 30 postime./Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin