Lëvizja “Vetëvendosje” është e gatshme të bashkëpunojë me partinë e kryeministrit Isa Mustafa, por pa këtë të fundit në krye të saj.
Ndërsa në LDK nuk shohin mundësi bashkëpunimi me partinë më të madhe opozitare me qasjen politike të subjektit që udhëhiqet nga Visar Ymeri, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Në anën tjetër përfaqësues të partive opozitare, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe “Nismës”, janë deklaruar haptas kundër koalicionit me dy partitë e mëdha që janë duke qeverisur vendin.
Por në ndërkohë, politologët mendojnë se e rëndësishme është shkëputja e rrënjëve të PDK-së nga skena udhëheqëse politike.
PDK-ja e LDK-ja, të hapura për koalicione parazgjedhore
Në Partinë Demokratike të Kosovës vlerësojnë se çështja e formimit të koalicioneve parazgjedhore nuk është shqyrtuar ende në instancat më të larta të subjektit.
“Ende nuk është shqyrtuar kjo çështje në organin kompetent partiak, Këshillin Drejtues të PDK-së”, ka thënë Shukri Buja, deputet i PDK-së.
Kurse në Lidhjen Demokratike të Kosovës deklarojnë se nuk kanë vënë vija të kuqe për asnjë subjekt politik.
“Ne nuk kemi asnjë dokument apo deklaratë, në të cilin thuhet që do të kemi partneritet strategjik me PDK-në. Nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike, por tash e shoh shumë të vështirë një koalicion me LVV-në siç është tani”, ka thënë Bajram Gecaj në një deklaratë për medie.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje